Këngëtarja e njohur malajziane, Siti Sarah ka humbur betejën me Covid-19, vetëm disa ditë pasi lindi djalin e saj. Sipas mediave të huaja, asimptomat e para të COVID-19 ajo i shfaqi në muajin e tetë të shtatzanisë, ku më pas rezultoi pozitive me koronavirus. Fatmirësisht, aktorja ka arritur ta sjellë në jetë bebin pa asnjë lloj problemi, por gjendja e saj është përkeqësuar pas lindjes. Si pasojë, Siti Sarah ka ndërruar jetë.