Partia Demokratike ka reaguar ashpër, duke ngritur akuza të forta lidhur me megaoperacionin “Shpirti”, i kryer në bashkëpunim nga SPAK dhe antimafja italiane, i cili u finalizua duke vënë në pranga 28 persona. Ndër emrat që akuzohen për trafikim lëndësh narkotike qëndrojnë edhe dy truprojat e ish ministrit të brendshëm, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në fjalën e tij, deputeti Enkeled Alibeaj ka ngitur pretendimet se pavarësisht njoftimeve të policisë, këta dy emra nuk janë arrestuar ende.