Katër punonjës policie do të hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre pas arratisjes së 21-vjeçarit Kristjan Medolli nga Gjykata e Korçës të dielën. Pas veprimeve hetimore, dy nga punonjësit e policisë dyshohet nuk kanë përmbushur detyrën funksionale, duke mos zbatuar detyrimet për mënyrën e shoqërimit të personave të arrestuar apo të ndaluar.