Zvicra ka legalizuar një mënyrë të re për të vdekur përmes vdekjes së asistuar. Bordi mbikqyrës mjekësor në vend ka autorizuar përdorimin e Sarco Suicide Pod, që ëhstë një lloj kapsule e printuar në 3D me dritare e që mund të transportohet në një vend të qetë ku personi të kalojë momentet e fundit të jetës së tij. Metodat konvencionale të vdekjes së asistuar ose eutanazisë, zakonisht kanë përfshirë një substancë kimike. Por shpikësi Filip Nitschke thotë se kapsula e tij e vdekjes ofron një tjetër qasje. Kapsula mund të aktivizohet nga brenda dhe mund ti japë personit që do të vdesë opsione të ndryshme se ku ata duan ti kalojnë momentet e fundit.