Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit policor “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Denis Dina, 31 vjeç, u lokalizua dhe u kap në qytetin e Kukësit. Sipas njoftimit zyrtar, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës, më datë 14 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.