Një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar të koduar ‘Fast’ është finalizuar nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet italiane. Në Kavajë është kapur dhe arrestuar përkohësisht Fatmir Mahmudaj, 47 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.