Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar, falë inteligjencës policore dhe reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë. 4 shtetas janë arrestuar, pasi janë kapur të armatosur me armë zjarri pistoletë, me qëllim rrëmbimin e një 49-vjeçari. Këta shtetas dyshohet se në kërcënimin e armës do të rrëmbenin një shtetas 49 vjeç, banues në Sarandë, për motive të dobëta.