Policia marokene ka sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë një sasi të madhe hashashi, që dyshohet se kishte si destinacion tregun europian, e cila ishte fshehur në një magazinë pranë qytetit të Tangierit Drejtoria e Sigurisë Kombëtare në Marok bën me dije se si pasojë e operacionit ndërkombëtar të trafikut të drogës, u sekuestrua një ngarkesë rekord prej 31 tonësh kanabis. Referuar të njëjtave burime, droga ishte e paketuar në disa kuti në formën e frutave ekzotike dhe perimeve, në mënyrë të tillë që dalja nga Maroku të bëhej sa më e lehtë dhe që pakot të ngjasonin si produkte bujqësore për eksport.