Top Channel/ Rutte: Po punoj për Groenlandën! E vetmja rrugë e zgjidhjes është…
21/01/2026 19:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se mënyra e vetme për zgjidhjen e krizës rreth Groenlandës është “diplomacia e matur”, duke shtuar se po punon “në prapaskenë” për këtë çështje. Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, refuzoi të komentojë lidhur me synimet e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta marrë nën kontroll këtë ishull, duke theksuar se diplomacia është më e rëndësishme sesa deklaratat publike. “Ju siguroj se për këtë çështje po punoj në prapaskenë. E vetmja mënyrë për ta zgjidhur krizën është diplomacia e menduar mirë”, tha shefi i NATO-s gjatë një paneli në Davos. Duke folur në panel, Rutte theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj aleancës, por shtoi se Amerikës i duhet “një Evropë e sigurt dhe një Arktik i sigurt”. Ai theksoi se, sa i përket Arktikut, pajtohet me presidentin amerikan. “Duhet ta mbrojmë Arktikun nga ndikimi rus dhe kinez”, tha Mark Rutte. Groenlanda, territor i Danimarkës me rreth 57.000 banorë, nuk është anëtare e pavarur e NATO-s, por mbulohet nga anëtarësimi i Danimarkës në këtë aleancë ushtarake. Një përpjekje për marrjen nën kontroll të Groenlandës do të përbënte rastin e parë në historinë e NATO-s që një aleat të cenojë territorin e një shteti tjetër anëtar të aleancës.

Top Channel/ Rritja e cmimit të naftës, Meloni gati të ulë akcizën: Kërkon fleksibilitet nga BE-ja!
08/10 10:44
Top Channel/Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani!
08/10 10:40
Top Channel / SHBA-Greqi, akord 4 miliardë dollarë! Rubio: Kjo dekadë shkruan historinë
08/10 00:01
Top Channel/ Vdekja misterioze në laboratorin e murtajës! Trump kërkon të flasë me Putinin
07/10 23:21
Top Channel/ Tmerr në shkollë, 16-vjeçari sulmon me thikë shokët e klasës, plagosen 3 persona
07/10 21:52
Top Channel/ Panik në aeroport, dy avionë përfshihen në një aksident në pistë
07/10 21:50
Top Channel/ Vrasja e shqiptarit në Itali! ChatGPT nxjerr zbuluar çiftin, ja si u zbulua plani
07/10 21:47
Top Channel/ Luftë frontale në Jemen. Huthit sulmojnë aeroportin e Adenit, qeveria ofensivë
07/10 15:17
Top Channel/ Rubio në Athinë për sigurinë. Diskutime për mbrojtjen, energjinë e investimet amerikane
07/10 15:15
Top News – Turqia në luftë kundër Huthive / Operatorë dronësh dhe inteligjencë për Arabinë Saudite
07/10 15:05
Top News – Fluks parash dhe dokumente sekrete / Super-spiuni gjerman që bënte lojë të dyfishtë
07/10 15:03
Top News – Franca ndalon granatat trullosëse / Adoleshenti humbi krahun gjatë protestave në shkolla
07/10 15:02
Top News – Rusia e mori mesazhin e Francës / Macron testoi raketën bërthamore, reagon Kremlini
07/10 14:53
Top Channel/ E rrallë në Francë: Kryebashkiaku mbron protestuesit me trup përballë policisë!
07/10 14:06
Top News – Zgjidhën misterin kimik shekullor / Nobeli i kimisë, fitues Henri Kagan dhe Kenso Soai
07/10 14:02
Top News – Si agon dielli në ‘një botë tjetër’…Roveri i NASA-s sjell imazhin mbresëlënës nga Marsi
07/10 13:58
Top News – Jaguar sjell makinën e re elektrike / ‘Revolucion’, por opinioni publik është i ndarë
07/10 13:48
Top News – Kim Jong un letër ‘dashurie’ Putinit / ‘Gëzuar ditëlindjen miku im i shtrenjtë’
07/10 13:48
Top News – Murtaja, SHBA paralajmërim urgjent / Një viktimë e dytë në Rusi, alarmohet edhe OBSH
07/10 13:29
Top News – Makth pa fund, izraelitët nën shok, 3 vite nga sulmi i Hamasit që ndezi ofensivën në Gaza
07/10 13:13