Top News – Kapacitetet spitalore/ Shtohen 44 respiratorë të rinj
18/12/2020 17:00

Sistemit shëndetësor I janë shtuar 44 respiratorë të rinj, me financim nga buxheti i shtetit për përballimin e epidemisë në vend. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” se nuk janë ndalur në asnjë moment përpjekjet për fuqizimin e kapaciteteve spitalore për përballimin e situatës së COVID19. “Edhe 44 respiratorë të rinj, të avancuar dhe me standarde i shtohen flotës së aparaturave, një investim i buxhetit të shtetit për këtë vit, për përballimin e epidemisë. Me investimet që kemi bërë, me mbështetjen që kemi patur, kemi sot 507 respiratorë në dispozicion të strukturave tona Covid dhe jo Covid, nga 200 që ishin në fillim të epidemisë, pra ky kapacitet është rritur më shumë se 2.5 herë”, tha Manastirliu. Respiratorët e rinj janë të dedikuar për QSUT, për spitalin “Shefqet Ndroqi” por edhe për spitalet rajonale. Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se po bëhen përgatitje për hapjen edhe të spitaleve rajonale, sipas skenarëve të parashikuar. “Nuk do të lëmë pa forcuar edhe kapacitetet e spitaleve rajonale, pasi sikurse ne e kemi planifikuar, 5 spitalet e para rajonale tashmë janë bërë gati. Flota e aparaturave gjithashtu është e gatshme dhe pritet që të fuqizohet në vazhdim. Janë 600 shtretër në dispozicion në skenarin e parë dhe në tërësi 1600 shtretër për t’u përballur me situatat që mund të vijnë si pasojë e pandemisë Covid19”, tha Manastirliu. Në prag të festave të fundvitit, ministrja Manastirliu ka bërë të ditur se strukturat shëndetësore do të jenë në gatishmëri të plotë, ndërkohë ka kërkuar edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të shmangur grumbullimet dhe respektuar rregullat për parandalimin e COVID19.

Top News – Përleshje fizike në Sarandë. Ish efektivi i policisë goditet me tytën e pistoletës
20/07 22:29
Top Channel/ Plagoset me tytën e pistoletës ish-polici në Sarandë
20/07 22:17
Top Channel/ Sherr në Sarandë, plagoset me tytën e pistoletës ish-efektivi i policisë
20/07 21:34
Top Channel/ Zjarr i qëllimshëm në malin e Mavrovës, flakët depërtojnë brenda pyllit!
20/07 21:33
Top News – Parku fotovoltanik në Vlorë. Këshilli Bashkiak: Nuk jemi zotërues të pronësisë
20/07 21:25
Top News – Rrezik nga blerjet në Temu dhe Shein. Shqetësim produktet për fëmijë dhe kozmetika
20/07 20:13
Top Channel/ Trageti shpërthen në flakë, 5 viktima! Momenti i tmerrit kur pasagjerët hidhen në det
20/07 20:05
Top Channel/ Ëndrra për t’u bërë police! 21-vjeçarja la familjen në Greqi e u kthye në Shqipëri
20/07 20:05
Top Channel/ Ndryshojnë recetat, mjekët duhet të shkruajnë emrin e principit aktiv të ilaçit
20/07 19:52
Top Channel/ “Çlirim i madh për këmbësorët”! Rama: Gjobë të kripur, kush nuk i heq vetë tendat
20/07 19:47
Top Channel/ Plani për punësimin e emigrantëve, zbardhet projekti i qeverisë
20/07 19:47
Top Channel/ Netanyahu helmohet, zyra e kryeministrit jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore
20/07 19:33
Top News – Riaktivizimi i zjarrit në Dukat. Vengu: Orë të vështira, të ruajmë vigjilencën maksimale
20/07 19:15
Top News – Isa Mustafa kritikon qeverinë Kurti. ‘Në 2017 shkarkova ministrat, e kërkon kushtetuta’
20/07 18:48
Top News- Helmohet kryeministri i Izraelit. Netanyahu shkëputet për disa ditë nga aktiviteti politik
20/07 18:48
Top News – Aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje. Rama: Gjobë për ndërtuesit e pamirëkuptuar
20/07 18:47
Top Channel/ Manovra të rrezikshme në det, dhjetëra mjete lundruese të bllokuara
20/07 15:42
Top News- Pastrim parash e trafik droge/ SPAK godet grupin kriminal, përdorën sistemin ‘Hawala’
20/07 15:22
Top News- Urdhëroi ekzekutimin e 61-vjeçarit pas rrëmbimit, lirohet nga qelia Marjeta Karaj
20/07 15:21
Top Channel/ Kërcënohet kreu i IKMT në Shkodër, i dërgojnë kurorë me lule në shtëpinë e prindërve
20/07 15:04