Pese persona kanë humbur jetën në Toskana ndërsa Stuhia Ciaran shkaktoi kaos në pjesën qendrore dhe veriore të italisë gjatë natës duke tejfryrë lumenjtë e duke shkaktuar përmbytje të rënda. Eugenio Giani, president i rajonit të Toskanës, shpalli gjendjen e emergjencës duke e cilësuar situatën si shumë serioze. “Ka qenë një natë e gjatë dhe e vështirë për mbrojtjen civile”, tha ai në mediat sociale. “Cdo energji dhe cdo burim po shfrytëzohet”.