Udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, dy ditë pasi mori zyrtarisht detyrën, kancelari i ri gjerman ,Olaf Shulz ka zgedhur ta bëjë në Paris. Presidenti i Francës Emanuel Macron ka rezervuar një pritje të ngrohtë për liderin gjerman. Ata gjithashtu u zotuan për të mbajtur të fortë boshtin franko-gjerman. Presidenti francez Macron dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe miqësor me Gjermaninë nën qeverinë e re federale. Ai tha se e njeh Scholz-in si një evropian të vendosur. Kjo është pikërisht ajo që nevojitet tani. Ata i bashkon vullneti i përbashkët për të forcuar Evropën, tha Macron-i.