Kancelari gjerman Olaf Scholz është shënjestër e sulmeve të partive opozitare për shkak të një afere në të cilën ishte përfshirë gjatë kohës që ishte ministër i Financave. Gjegjësisht, Scholz mori pjesë në shpëtimin e paligjshëm të një banke të Hamburgut të përfshirë në një aferë korruptive, e cila mund të rihapet sërish nga një gjykatë në Berlin, duke shkaktuar të tjera telashe për kancelarin.