Presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur shpërthimin e kompanisë kineze të inteligjencës artificiale, DeepSeek "një kambanë alarmi" për industrinë e teknologjisë amerikane, pasi hedhja në treg e modelit të saj AI tronditi bursat perëndimore, përfshirë edhe Ëall Street. Aksionet në firmat e mëdha të teknologjisë si Nvidia ranë ndjeshëm, me gjigantin e çipave që humbi pothuajse 600 miliardë dollarë në vlerën e tregut. Ajo që ka tronditur industrinë është pretendimi i DeepSeek se modeli i tij R1 është bërë për vetëm 5.5 milionë dollarë, një pikë uji në oqeanin e kostove të rivalëve të tij, si ChatGPT. Kjo ngriti pikëpyetje mbi të ardhmen e SHBA si fuqi dominuese në këtë sektor.