Antoneta Malo, e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, në kuadër të goditjes së call center-ave mashtrues, ka fituar të drejtën për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit. Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e saj për të mos nisur menjëherë vuajtjen e dënimit, për shkak të rrethanave familjare. Malo ka argumentuar se ka dy fëmijë të mitur, një vajzë 3-vjeç dhe një djalë 1 vjeç e 3 muaj. Ky i fundit ka lindur para kohe dhe, sipas dokumentacionit të paraqitur në gjykatë, ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.