Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 20-vjeçar me banim në fshatin Mesopotam të Sarandës. Pas hetimeve dyshohet se Surjat Roshi është njëri nga autorët e ngjarjes së 28 dhjetorit ku në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe Dritë u gjetën nga polici 44.5 kg kanabis, 4 kallëpë lëndë plasëse, kapsollë detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës. Ai së bashku me persona të tjerë tentuan t’I trafikonin ato drejt Greqisë.