Kritike e madhe e Rusisë, mbështetëse e vazhdueshme e Ukrainës, dhe përkrahëse e idesë që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Këto janë vetëm disa prej pikave të forta për të cilat njihet kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas. Emri i 47-vjeçares po përmendet shpesh së fundmi, si kryediplomate e Bashkimit Evropian në legjislaturën e re të bllokut evropian. Aktualisht këtë postë e mban Josep Borrell.