Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka nisur sot turin e takimeve me anëtarët e PD-së, në qarkun e Beratit. Kadilli thotë se zgjodhi që të nisë këtë tur nga kur qark për shkak se ka një nga përvojat më të mira politike në aktivitetin e tij të gjatë. Kadilli ka ftuar të gjithë anëtarët e PD-së që t’i bashkohen këtij takimi, në orën 17:30, tek Biblioteka e Qytetit dhe në Kucovë, dhe në orën 19,00 tek Ura Vajgurore, apo siç quhet tani më Bashkia Dimal.