Të paktën 62 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë rajonin lindor të spanjës, Valencia. Autoritetet lokale konfirmuan bilancin dhe thanë se edhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Shirat e rrëmbyeshme gjatë të martës bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregonin njerëz të bllokuar mes përmbytjeve, disa prej të cilëve duke u ngjitur në pemë.