Forcat izraelite në mënyrë të përsëritur mund të kenë shkelur ligjet e luftës dhe kanë dështuar të bëjnë dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve gjatë fushatës së tyre ushtarake në Rripin e Gazës, tha Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara. Në një raport, që ka analizuar gjashtë sulme izraelite që kanë shkaktuar numër të lartë viktimash dhe shkatërrim të infrastrukturës civile, Zyra për të Drejtat e Njeriut tha se forcat izraelite “mund të kenë shkelur në mënyrë sistematike parimet e dallimit, proporcionalitetit dhe masave parandaluese në sulm”.