Top News – ‘Ju presin pasoja të rënda”, Grenell paralajmëron Kosovën: Kurti nuk e di çfarë po ndodh
07/06/2023 22:21

Diplomati amerikan Richard Grenell ka paralajmëruar kryeministrin Kurti dhe Kosovën për pasoja të rënda, nëse nuk u përmbahet angazhimeve të marra ndaj ndërkombëtarëve. Duke sjellë në vëmendje afatin e lënë nga ndërkombëtarët, nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Grenell është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk e di ende se çfarë po ndodh me Kosovën. “Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t'iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda nëse Kurti nuk e respekton afatin. Unë i kam parë pasojat dhe nuk është aspak e bukur”, shkroi Grenell në Twitter. Në reagimin e tij, Grenell komenton pikërisht deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, se ‘Kosova nuk do të zgjidhë asgjë me presion apo sanksione dhe se marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe BE-në janë të shkëlqyera’. Situata në veri të Kosovës është e tensionuar që prej 26 majit, kur policia ndërhyri për të ndihmuar të hyjnë në zyrat komunale, kryetarët e dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Ndërkombëtarët kanë bërë apel për uljen e tensioneve dhe njëkohësisht kanë shtuar presionin ndaj Kosovës që të paraqesë sa më shpejt draftin e saj për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të vendit.

Top News- Përplasjet për urat mbi Ibër/ Lista Serbe kundërshton ndërtimin e tyre, nis peticionin
07/07 18:00
Top Channel/ Dështon përpjekja e 43-të, mbetet i bllokuar Kuvendi në Kosovë!
07/07 14:26
Top Channel/ Lista Serbe nis peticion kundër ndërtimit të dy urave në lumin Ibër!
07/07 14:24
Top News- Dështon sërish konstituimi i Kuvendit/ Kosova një hap më pranë zgjedhjeve, s’ka dakordësi
07/07 12:27
Top Channel/ “Kërcënimi me bombë, nga Serbia”! Kosova identifikon autorin që alarmoi deputetët
06/07 20:12
Top News- Krijim i institucioneve apo zgjedhje? Kosova në bllokadë politike, cilat janë alternativat
06/07 15:41
Top News – Kosova pa stadium kombëtar / Ideja është lënë në harresë, ‘çështje krenarie’
06/07 15:36
Top News – Askush nuk do lindje natyrale…Kosovë, zgjidhet operacioni pavarësisht rreziqeve
06/07 15:32
Top News – U kërcënua Kuvendi i Kosovës / Reagon Sveçla: Numri ka lidhje me Ratko Mlladiç
06/07 15:11
Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54