Top News – Johnson mes skandaleve, luftë për mbijetesë / Qeveria në fije të perit pas dorëheqjeve
06/07/2022 12:13

Qevereia e Boris Johnsonit është në fije të perit. Pas skandaleve të muajve të fundit, tani ajo është vënë sërish në rrezik nga dorëheqja e dy ministrave të rëndësishëm në distancë kohore prej pak minutash nga njëri tjetri. Ata që kanë lënë postin janë ministri i thesarit, Rishi Sunak dhe ministri i shëndetësisë, Sajid Javid. “Nuk mund të vazhdoj më të shërbejë në këtë qeveri pasi nuk ma lejon ndërgjegja”, tha Sunak. Në letrën e dorëheqjes që i ka paraqitur Johnsonit, ai ka shkruar qartësisht se kryeministri ka humbur besimin e tij. “populli pret me të drejtë që qeveria të sillet ashtu sic duhet, me kompetenca dhe seriozitet. E pranoj se kjo mund të jetë detyra ime e fundit ministeriale, por besoj se për këto standarte ia vlen të luftohet”, është justifikuar në anën tjetër Sunak. Ministri i ekonomisë ka qenë shumë nën presion muajt e fundit: nga njëra anë për deklaratat e të ardhurave të të shoqes e nga ana tjetër për shkak të masave të marra për të vënë nën kontroll krizën e inflacionit. Në anën tjetër, ministri i shëndetësisë ka qenë në shënjestër të kritikave për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit por edhe për vështirësitë me të cilat vazhdon të përballet sistemi shëndetësor kombëtar. Dorëheqja e Sunak dhe Javid vjen në një moment shumë delikat për Johnsonin, që prej muajsh po përballet edhe me skandalin e njohur si Partygate, ku ai akuzohet për zhvillimin e festave në Doëning Street ndërkohë që ishin në fuqi masat anti covid.

Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06
Top News – Orë vendimtare për Viktor Orban / Trump mund të humbasë mikun më të mirë në Evropë
09/04 11:41
Top Channel/ Izraeli: S’ka paqe me Hezbollah, qeveria e izraelit vijon sulmet në Liban
09/04 11:38
Top Channel/ Trump “kërcënon” NATO-n, WSJ: Do të tërheqë trupat nga vendet që nuk e ndihmuan!
09/04 11:36