Të dhënat e para tregojnë se varianti “Omicron” duket të jetë më i transmetueshëm se Delta. Kështu ka deklaruar të martën kryeministri britanik Boris Johnson. Deklaratat erdën ndërsa Xhonson përditësonte ekipin e ministrave rreth pandemisë në mbledhjen e kabinetit të qeverisë. Ndërsa jepte detaje rreth mbledhjes, zëdhënësi i kryeministrit shtoi se gjithsesi është herët për të dalë në përfundime. Që nga e hëna, në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 336 raste me variantin Omicron të koronavirusit në Britani të Madhe.