Top News – Jo vetëm vaksinën/ Kompania lidere AstraZeneca, edhe trajtim me anti-trupa
25/08/2020 18:50

Kompanica farmaceutike AstraZeneca ka filluar testimin e një kokteji ilacesh me bazë antitrupat për parandalimin dhe trajtimin e Covid 19, duke dërguar të tjera sinjale premtuese për zgjidhjet e mundshme mjekësore ndaj sëmundjes që ka mbjellë frikë në mbarë botën. Firma me seli në Londër, e cila është tashmë një prej lidereve në garën globale të prodhimit të një vaksine, sqaroi se ky testim do të vlerësojë nëse AZD7442, një kombinim i dy antitrupave monoklonalë (mAbs), është I sigurtë dhe i tolerueshem mes 48 personave të cilëve do t`I administrohet e që janë të moshave nga 18 deri në 55 vjec. Nëse mjekimi do të rezultojë i sigurtë, atëherë AstraZeneca do ta vazhdojë testimin e tij si trajtim parandalues për Covid 19, por edhe si ilac për pacientët që janë prekur ndërkohë nga sëmundja. Edhe kryeskperti amerikan Anthony Fauci I ka përshkruar antitrupat monoklonalë si një “mjet” shumë të mirë kundër Covid 19 dhe për të zhvilluar mjekimin e saj të bazuar tek ata, AstraZeneca mori në qershor nga qeveria amerikane 23.7 milionë dollarë. Ashtu sic është paralajmëruar me kohë, vaksina e saj ndërkohë, e zhvilluar së bashku me Universitetin e Oksfordit, mund të jetë gati deri në fund të këtij viti. Kreu i grupit të vaksinave në Oksford të Britanisë së Madhe, u shpreh optimist për këtë. “Thjesht është e mundur që, nëse rastet e provave klinike shtohen me shpejtësi, ne mund t’i kemi ato të dhëna këtë vit para rregullatorëve shëndetësor dhe më pas të kalohet përmes një procesi të vlerësimit të plotë të të dhënave”, tha profesori Pollard I cituar nga CNN. Por ndërkohë duke folur për BBC Radio 4, Pollard paralajmëroi se procesi mund të zgjasë më shumë pasi që varet se sa të dhëna do të jenë në gjendje të mbledhin shkencëtarët. Pamje: AFP

Top News – Asnjë marrëdhënie me Jeffrey Epstein / Melania Trump flet publikisht: Nuk jam viktimë
10/04 11:00
Top News – Trump, Iranit: Nuk ishte kjo marrëveshja! Armëpushimi pranë kolapsit, raketa ngado
10/04 11:00
Top News – Melania Trump deklaratë për mediat. ‘Nuk kam pasur kurrë lidhje me Epstein’
10/04 09:46
Top News- SHBA ul në negociata Izraelin e Libanin, palët armëpushim para Trumpit
09/04 23:00
Top News- Kush po e drejton Iranin? Teherani jep detaje për shëndetin e Mojtaba Khamenei
09/04 22:45
Top Channel/ Kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit, Irani: Kalojnë vetëm 15 anije
09/04 22:35
Top News- Rusia operacion sekret nëndetësesh në ujërat britanike, dështon misioni i Putinit
09/04 22:30
Top News- “Paqe, por nëse çarmatoset Hezbollah”, Netanyahu nuk ndal sulmet por nis bisedimet
09/04 22:15
Top News- Trump përplaset sërish me Europën: Dërgoni anijet luftarake të hapin Hormuzin
09/04 22:00
Top Channel/ Tërhiqet Netanyahu, urdhëron nisjen e bisedimeve pas telefonatës së Trump
09/04 20:05
Top Channel/ Nga Hormuzi, tek armët bërthamore! 4 çështjet që mbajnë “peng” armëpushimin
09/04 20:03
Top Channel/ “Si i shkruar me ChatGPT”, JD Vance: “Propozimi i parë iranian i paqes, i cuditshëm”!
09/04 15:08
Top Channel/ Udhëtimet në BE, çfarë ndodh nga 10 prilli me sistemin e hyrje-daljeve EES!
09/04 15:05
Top Channel/ Nga Melania te Trump, Berisha bën “scroll” nga Kuvendi lajmet e Daily Mail
09/04 14:49
Top News- Serbia financon spiunët rusë / 2 mln euro nga buxheti për qendrën e maskuar humanitare
09/04 13:19
Top News- Turqia çon në gjykatë shoqatat LGBT/ Akuza për veprime të turpshme dhe cenim të familjes
09/04 12:48
Top News – Publikohet harta e minave në Hormuz/ Irani, 2 milion dollarë ‘taksë’ çisternave për kalim
09/04 12:47
Top News – Qeni çoban i Ballkanit… / ‘I krijuar në mal…’ por e sheh të ardhmen përtej tij
09/04 12:47
Top News – ‘Kthen në hi çdo objektiv…’ / Koreja e Veriut, raketa balistike me bomba thërrmuese
09/04 12:46
Top Channel/ Sërish viktima në La Mansh: Katër emigrantë vdesin gjatë kalimit me gomone!
09/04 12:06