Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, prezantoi në Komisionin e Ligjeve, nismën që synon rritjen e pensionit minimal deri në masën 300 euro në vitin 2029. Përmes kësaj nisme, Gazment Bardhi thotë se synohet trajtimi dinjitoz i pensionistëve, si tregues i një shoqërie të emancipuar.