Rama: “Gjyqi në Pazar përpara gjyqit në sallë nuk është drejtësi” Pas forcimit të lirisë së prokurorëve për të hetuar cilindo, një ndërhyrje e dytë në reformën në drejtësi lindi si nevojë për të frenuar gjyqet publike, mbipopullin e burgjeve, rrjedhjen e sekreteve hetimore dhe detajve të jetës private të të dyshuarve lehtësisht në publik. Qeveria prezantoi ndryshime në një të pestën e kodit të procedurës penale, për të garantuar që peshorja të anojë njësoj për dy palët e përfshira në proces gjyqësor: prokurorin dhe avokatin mbrojtës.