Një numër në rritje kompanish japoneze po adapton javën e punës katër ditëshe si mundësi për punonjësit, me qëllim ekuilibrimin më të madh të jetës familjare me atë të punës, ose për të dhënë më shumë kohë për përgatitjen dhe shpalosjen e kompetencave të plota profesionale. Sipas mediave vendase, shumë kompani po e shqyrtojnë mundësinë me qëllim që të tërheqin talente të reja ose për të mbajtur ata ekzistues.