Me një kalendar të pasur aktivitetesh, Shqipëria mikpret Javën Kulturore Austriake, nga datat 26 deri më 31 Tetor, në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare që po mbahen në vendin tonë që prej muajit Maj. Aktivitetet e Javës Kulturore Austriake nisin me një “Koncert Piano: Kabo & Scheucher”, në kuadër të festivalit PIANODROM, me artistët Zamir Kabo dhe Philipp Scheucher.