Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Japoni i ka bërë thirrje publikut që të flejë më gjatë dhe më mirë, pasi dy raporte të fundit përcaktuan, se japonezët nuk po flenë mjaftueshëm. Ekspertët theksojnë se mungesa e gjumit është shkaku kryesor i shumë sëmundjeve, ankesave për shëndetin mendor dhe produktivitetit të dobët në vendin e punës.