Top News – Janet Yellen në krye të thesarit/ SHBA, senati konfirmon të parën grua në post
26/01/2021 12:47

Senati amerikan ka votuar me shumicë për të konfirmuar Janet Yellen si gruan e parë që do të udhëheqë Departamentin e Thesarit. Senati ka votuar me 84 vota për dhe 15 kundër, për konfirmimin e Yellenit, e cila sipas presidentit amerikan, Joe Biden, do të angazhohet për stabilizim të ekonomisë amerikane, teksa përballet me krizën më të rëndë në dekada. Yellen është e njohur mirë në Uashington, pasi ka shërbyer më parë edhe si gruaja e parë në krye të Rezervave Federale, dhe si udhëheqëse e këshilltarëve për ekonomi në Këshillin e Shtëpisë së Bardhë. Si prioritet të parë, Yellen, 74-vjeçare, pritet të ketë hartimin e politikave ekonomike, teksa Shtetet e Bashkuara përballen me pandeminë e koronavirusit. Në mesin e planeve të Bidenit gjendet edhe miratimi në Kongres i paketës së ndihmës në vlerë të 1.9 trilion dollarëve. Kjo paketë synon të rrisë fondet për vaksinim, të shtojë 400 dollarë më tepër si përfitim javor për amerikanët që kanë humbur vendet e punës, dhe të sigurojë para të gatshme në vlerë prej 1,400 dollarëve për shumicën e njerëzve. Administrata Biden beson se fondet shtesë janë të nevojshme për të parandaluar rënien spirale të ekonomisë. Vetë Biden ka thënë se negociatat me republikanët në Kongres, mund të zgjasin për dy javë tjera.

Top Channel/ “Thirrje për vandalizma”, Policia paralajmëron personat e maskuar
24/10 15:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave te Ministria e Arsimit, hedhin gurë drejt policisë
24/10 15:07
Top Channel/ Tension në protestë, gurë drejt efektivëve, përgjigje e ashpër e policisë
24/10 14:59
Top News-Ftesa e Ramës për dialog me studentët. Në ditën e pestë të saj griset nga protestuesit e PD
24/10 14:42
Top Channel/ Protesta e thirrur nga të rinjtë, këngëtarja Irini Qirjako në Ministrinë e Arsimit
24/10 14:31
Top Channel/Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, shkulen pllakat e trotuarit dhe hidhen në rrugë
24/10 14:22
Top News – Sinjalizime për dhunë, Policia: Jemi gati, do identifikohen të maskuarit
24/10 13:56
Top News – Digjen jastëkët e dialogut të Ramës/ Protestuesit para Kryeministrisë nisin protestën
24/10 13:08
Top Channel/ Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren
24/10 12:57
Top News – ‘Maskat nuk ju mbrojnë nga identifikimi’. Demo paralajmëron protestuesit e dhunshëm
24/10 12:51
Top Channel/ Deputetët e PD-së ne krye, nis protesta kombëtare e thirrur nga opozita
24/10 12:49
Top Channel/ Protesta para kryeministrisë/ E thirrur nga PD, bëhen pjesë pedagogët dhe artistët
24/10 12:39
Top Channel/ Disa protesta. Studentët te ministria e Arsimit, PD dhe pedagogët para kryeministrisë
24/10 12:37
Top Channel/ Dhunohet 4-vjeçari në kopshtin në Korçë, arrestohet edukatorja pas denoncimit të nënës
24/10 12:23
Top Channel/ Demo për protestuesit e dhunshëm: Po përdorim teknologjinë për t’i identifikuar
24/10 12:13
Top News – Ftesa e pestë për protestuesit. Edi Rama shtron sërish tryezën e dialogut
24/10 11:47
Top News – Arrestohet edukatorja në Korçë. Dyshohet se dhunoi 4 vjeçarin, u kap nga kamerat
24/10 11:11
Top News – Mbyti babanë me tel. Vajza akuzohet për vrasje, nëna e saj për fshehje krimi
24/10 11:10
Top Channel/ Protesta, demokratët e Shkodrës dhe 4 bashkive të tjera të veriut nisen drejt Tiranës
24/10 11:08
Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17