Top News – Janet Yellen në krye të thesarit/ SHBA, senati konfirmon të parën grua në post
26/01/2021 12:47

Senati amerikan ka votuar me shumicë për të konfirmuar Janet Yellen si gruan e parë që do të udhëheqë Departamentin e Thesarit. Senati ka votuar me 84 vota për dhe 15 kundër, për konfirmimin e Yellenit, e cila sipas presidentit amerikan, Joe Biden, do të angazhohet për stabilizim të ekonomisë amerikane, teksa përballet me krizën më të rëndë në dekada. Yellen është e njohur mirë në Uashington, pasi ka shërbyer më parë edhe si gruaja e parë në krye të Rezervave Federale, dhe si udhëheqëse e këshilltarëve për ekonomi në Këshillin e Shtëpisë së Bardhë. Si prioritet të parë, Yellen, 74-vjeçare, pritet të ketë hartimin e politikave ekonomike, teksa Shtetet e Bashkuara përballen me pandeminë e koronavirusit. Në mesin e planeve të Bidenit gjendet edhe miratimi në Kongres i paketës së ndihmës në vlerë të 1.9 trilion dollarëve. Kjo paketë synon të rrisë fondet për vaksinim, të shtojë 400 dollarë më tepër si përfitim javor për amerikanët që kanë humbur vendet e punës, dhe të sigurojë para të gatshme në vlerë prej 1,400 dollarëve për shumicën e njerëzve. Administrata Biden beson se fondet shtesë janë të nevojshme për të parandaluar rënien spirale të ekonomisë. Vetë Biden ka thënë se negociatat me republikanët në Kongres, mund të zgjasin për dy javë tjera.

Top News- Miratohet projekligji për shtetësinë/ Qeveria- Do ketë lehtësime për diasporën
03/04 15:03
Top News – Hita ‘shkrin’ komisariatin e Peqinit. Drejtuesit pezullohen për magazinën e hashashit
03/04 15:02
Top Channel/ Me pranga në duar, momenti kur Veliaj lë gjykatën dhe futet në fugonin e policisë
03/04 14:58
Top News – ‘Nuk po kontrollon Qeverinë.’ Spiropali: Kuvendi e ka humbur funksionin e tij
03/04 14:41
Top News – Mbajti peng prindërit, 35-vjeçari narkoman shtrohet në spital psikiatrik
03/04 14:41
Top Channel/Gjendet i pajetë një person në Korçë, trupi dërgohet në morg për ekspertizë mjekoligjore
03/04 14:23
Top News – Trump e shkarkoi me ‘ceremoni’. Ish kryeprokurorja e falenderon: Nder që punova me të
03/04 14:05
Top News- Po tranportonte 13 emigrantë nga Egjipti/ Arrestohet 27-vjeçari, sekuestrohet automjeti
03/04 14:05
Top News – ‘Adresimi i boshllëqeve ligjore’. Takim mes Ministrit të Drejtësisë dhe kreut të SPAK
03/04 14:05
Top News – Rriten çmimet e shportës. Kostot e energjisë shtrenjtojnë ushqimet globalisht
03/04 13:41
Top News – Krizë e gjatë dhe e vështirë. BE paralajmëron periudha sfiduese për energjinë
03/04 13:17
Top Channel/ Me pranga në duar e i shoqëruar nga furgoni i policisë, Veliaj arrin në Administrative
03/04 13:15
Top News – ‘Ervis Martinaj u vra në Durrës.’ Lamallari: Atë e di prokurori dhe oficeri gjyqësor
03/04 12:54
Top News- Kriza e karburanteve/ Kosova miraton projektligjin për çmimet tavan
03/04 12:43
Top Channel/ Fundjava “si për plazh”, ditët do jenë me diell dhe temperaturat do të rriten
03/04 12:43
Top Channel/ Gjyqi i Erion Veliajt, nuk shkon në seancën e gjykimit në themel të dosjes së tij
03/04 12:41
Top News – ‘Pret kokat’ e ministrave në Greqi. Korrupsioni me fondet e BE, riformatohet qeveria
03/04 12:40
Top Channel/ Lufta nuk ndalon “jetën”: Iranianët e festojnë ditën e fundit të Novruzit në park!
03/04 12:38
Top News – Braçe kërkon ndryshime në parti. ‘Po vazhduam kështu, PS rrezikon që të vdesë’
03/04 12:27
Top Channel/ Bujqësia po plaket, sektori agrar nuk po tërheq të rinjtë, bilanci negativ prej 2021
03/04 12:26