Porti i Durrësit ka pritur këto ditë një nga superjahtet e viteve të fundit, “Dragonfly”, 142 metra i gjatë, ndërtuar nga kantieri gjerman i mirënjohur Lürssen, simbol i luksit dhe teknologjisë së përparuar. Fillimisht i konceptuar me emrin “Alibaba”, ky jaht është në pronësi të bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin, i cili e bleu gjatë fazës së ndërtimit.