Superjahti i oligarkut rus, Roman Abramovich është parë së fundmi të lundrojë disa milje larg brigjeve të Turqisë, teksa raportohet se është nisur drejt Rusisë. Jahti i ish-pronarit të klubit londinez Chelsea kaloi disa javë më parë dhe pranë brigjeve të vendit tonë, teksa ishte nisur për në brigjet e Turqisë jugperëndimore. Javën e kaluar, Abramovich fluturoi në Moskë pasi u largua nga Stambolli me avionin e tij privat. Jahti 140 metra Solaris, i cili lundron nën një flamur të Bermudës sipas faqes së monitorimit Marine Traffic, më 8 mars u largua nga një kantier detar i Barcelonës ku po i nënshtrohej riparimeve. Ai u nis nga qyteti turistik Adriatik i Tivatit të Malit të Zi më 13 mars me një destinacion të listuar fillimisht të Turqisë dhe lundroi pranw ishullit grek të Kretës ditët e fundit.