Kur sanksionet perëndimore filluan të godasin oligarkët rusë pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin, shumë nga ata i zhvendosën jahtet e tyre jashtë Bashkimit Evropian dhe territoreve britanike për t’i shpëtuar rrezikut të sekuestrimit. Disa shkuan në Dubai, të tjerët në Maldive. Tani, destinacioni më popullor për jahtet e oligarkëve rusë është Turqia. Të paktën 8 jahte, duke përfshirë edhe ato në pronësit të Roman Abramovich me vlerë 474 milionë dollarë janë të ankoruar në portet turke.