Industria ruse e mbrojtjes dhe e armëve raportohet se po siguron mikroelektronikën dhe dronët që i nevojiten përmes vendeve mike, përfshirë kompanitë nga Kazakistani, duke anashkaluar kështu sanksionet e perëndimit. Kjo është zbuluar nga një investigim i përbashkët i kryer nga uebsajti Important Stories, projekti raportimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe revista gjermane Der Spiegel. Të dhënat e doganave ruse, të siguruara nga gazetarët, tregojnë se të paktën një nga burimet e Moskës është kazakistani.