Disa mijëra persona demonstruan në Jerusalem, jashtë Gjykatës së Lartë, duke protestuar kundër reformës së shumë debatuar të sistemit gjyqësor. Protestuesit u mbloidhën në prag të një seance të kësaj Dhomë, që konsiderohet vendimtare për vazhdimin e procesit të reformës në drejtësi. "Demokraci! Demokraci!" thërrisnin demonstruesit e mbledhur para Gjykatës së Lartë, të cilët vijojnë të kundërshtojnë me forcë kryerjen e refoprmës në drejtësi që prej fillimit të këtij viti.