Palestinezët thanë se kishin marrë mesazhe të reja nga ushtria izraelite për tu larguar nga veriu i Gazës për në jug, me paralajmërimin e ri se ata mund të identifikohen si mbështetës të terroristëve nëse qëndrojnë në zonë. Mesazhi ishte shpërndarë përmes fletë palosjeve që mbanin emrin dhe logon e forcave izraelite të mbrojtjes, nga e shtuna, ndërkohë që ishte ndarë edhe përmes mesazheve audio në telefonat celularë.