Së paku 12 palestinezë, përfshirë tre komandantë të grupit militant, Xhihadi Islamik, u vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Autoritetet palestineze të shëndetësisë thanë se tri gra dhe tre fëmijë janë në mesin e të vrarëve. Së paku 20 persona të tjerë u plagosën. Izraeli tha se ka nisur një operacion që ka në shënjestër militantët, të cilët përbëjnë kërcënim të menjëhershëm për qytetarët e tij. Xhihadi Islamik u zotua se do të hakmerret dhe militantët me bazë në Rripin e Gazës pritet ta sulmojnë Izraelin me raketa.