Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka anuluar vizitën e planifikuar në Uashington të një delegacioni të nivelit të lartë, në shenjë proteste me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që miratoi një rezolutë që bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gazë. Rezoluta kaloi me 14 vota për, asnjë kundër, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën që të mos përdornin veton, por abstenuan.