Top News/ Izraeli mobilizohet ndaj Iranit. Kërcënimi për sulm, anulon aktivitetet shkollore
13/04/2024 22:01

Izraeli ka mobilizuar qytetarët në pritje të një sulmi të mundshëm iranian. Qeveria vendosi të shtunën të ndërpresë ekskursionet e shkollave dhe aktiviteteve të tjera për të rinjtë në ditët e ardhshme dhe vuri në gatishmëri të lartë forcat ushtarake. Gjatë një konference televizive për shtypin, zëdhënësi i ushtrisë izraelit nënadmirali Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë po patrullojnë hapësirën ajrore në kuadër të masave të gatishmërisë së lartë. Ai tha se "Irani do të vuajë pasojat nëse e përshkallëzon më tej situatën". “Izraeli është në gatishmëri të lartë. Ne kemi rritur gatishmërinë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian. Ne jemi gjithashtu të përgatitur të përgjigjemi”, shtoi zëdhënësi Hagari në një deklaratë video. Të premten, SHBA paralajmëroi Iranin kundër veprimeve hakmarrëse edhe pse tha se një sulm i Iranit mund të jetë i afërt. Pentagoni tha se komandanti i forcave amerikane në Lindjen e Mesme ka shkuar në Izrael për bisedime mbi kërcënimet e sigurisë me udhëheqësit e ushtrisë izraelite. Pamjet: AFP

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06