Hezbollahu deklaroi se është zyrtarisht në luftë që prej 8 tetorit, teksa lideri i organizatës myslimane Shiite, Hassan Nasrallah theksoi se nuk i trembet as pranisë së flotës amerikane në Mesdhe, duke lënë të hapur përshkallëzimin edhe më shumë të konfliktit në Lindjen e Mesme. Forcat e Mbrojtjes Izraelite kanë pranuar se janë sulmuar vazhdimisht nga militantët e Hezbollahut në anënë veriore, në kufi me Libanin, çka konfirmon faktin që grupimi shiit është tashmë në luftë, ndonëse jo me një intensitet shqetësues.