Top News – Izraeli gjurmon Hamasin në tunelet e Gazës / ‘E vetmja arritje, vrasja e civilëve’
08/11/2023 11:09

Të mërkurën, forcat tokësore izraelite në Rripin e Gazës filluan operacionet për gjetjen dhe eliminimin e rrjetit të gjerë të tuneleve të përdorura nga militatët e Hamasit që kontrollon enklavën. Kjo përbën fazën e radhës së ofensivës izraelite, ndërsa njoftohet për mijëra të vrarë palestinezë. Izraeli ka nisur operacionet ushtarake nga ajri dhe toka që nga 7 tetori dhe ka ndarë tani gazën në dy pjesë. Qyteti i Gazës, më i madhi i territorit dhe bastioni kryesor i Hamasit, është i rrethuar. Izraeli thotë se trupat e tij kanë përparuar në zemër të qytetit ndërsa Hamasi njofton se luftëtarët e tij kanë shkaktuar humbje të mëdha ndaj forcave izraelite. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se trupat xheniere po përdorin mjete shpërthyese për të shkatërruar një rrjet tunelesh të ndërtuara nga Hamasi, që shtrihen disa qindra kilometra nën Gaza. Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se Izraeli kishte “objektiv, terroristët e Hamasit në Gaza, infrastrukturën e tyre, komandantët, bunkerët dhe dhomat e komunikimit”. Sipas izraelit ndërkohë, sulmet ajrore në gaza kanë vrarë edhe një prodhues kryesor të armëve të hamasit dhe disa luftëtarë të tjerë. Sipas ushtrisë izraelite, dy sulme të ndara eleminuan një Mahsein Abu Zina një prodhues armësh të hamasit dhe disa luftëtarë të hamasit u angazhuan në përleshje në tokë me forcat izraelite. Burime nga hamasi dhe Xhihadi islamik në anën tjetër, thanë se tanket izraelite janë përballur me rezistencë të fortë nga luftëtarët e Hamasit që përdorin rrjetet e tuneleve për të sulmuar. “E sfidoj Izraelin...nëse ka qenë në gjendje, deri në këtë moment, të citojë ndonjë arritje ushtarake në terren përveç vrasjes së civilëve”, tha për televizionin Al Jazeera një zyrtar i lartë i Hamasit, Ghazi Hamad. “Gaza është e pathyeshme dhe do të mbetet një gjemb në fyt për amerikanët dhe zionistët”, tha zyrtari i Hamasit.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB