Ministria palestineze e shëndetësisë njoftoi të martën se të paktën 50 njerëz u vranë nga një bombardim izraelit brenda një kampi refugjatësh në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Bombardimet, numri përfundimtar i të cilave mund të jetë shumë më i lartë sipas ministrisë, shkatërroi “të paktën 20 ndërtesa” brenda kampit të refugjatëve Xhabalia.