Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë bërë një bilanc të aksionit të nisur ndaj Hamasit që nga 7 tetori. Në këtë përditësim thuhet se Izraeli ka goditur mbi 11,000 objektiva që u përkasin “organizatave terroriste” në Rripin e Gazës. Forcat e Mbrojtjes izraelite thanë se identifikuan sulmuesit e Hamasit në Jabalia në një ndërtesë shumëkatëshe, e cila ishte pranë një shkolle, qendre mjekësore dhe zyrave qeveritare, edhe në këtë mënyrë u sinjalizua edhe sulmi ajror ndaj sulmuesve, duke raportuar në fund edhe shkatërrimin e infrastrukturës nëntokësore të Hamasit.