Top News – Izolimi gjatë Pashkës/ Merkel tërhiqet-ishte një vendim i gabuar
24/03/2021 15:31

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe liderët e 16 landeve të gjermanisë do të tërhiqen nga plani i tyre për masa më të ashpra izolimi për pashkë, raportojnë disa media gjermane duke cituar burime qeveritare. Një video konferencë e papritur, të mërkurën, vjen pas një serie kritikash në gjermani në lidhje me planet më të fundit në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Pjesmarrësit në takim i thanë agjencive gjermane, se Merkel i kishte thënë kryeministrave të landeve, se izolimi i ashër gjatë pashkës nuk do të vendoset. Propozimi ishte pritur me kritika, në mënyrë të vecantë nga kishat. Gjatë një konference për shtyp, Merkel tha se izolimi për pashkë ishte menduar me qëllimet më të mira. “Ne duhet të përpiqemi të ngadalësojmë valën e tretë të pandemisë. Pavarësisht kësaj, kjo ishte një gabim – tha Merkel, duke shtuar: Pasi në fund të ditës jam unë ajo që e mbaj përgjegjësinë. Tani është e rëndësishme që unë ta them këtë. Një gabim duhet të quhet gabim dhe mbi të gjitha ai duhet korrigjuar në kohë Merkel i kërkoi ndjesë qytetarëve gjermanë dhe tha se në një analizë më të thelluar, izolimi i planifikuar rrezikonte të bënte më shumë dëme. Pas 12 orësh bisedime të martën, Merkel dhe drejtuesit e landeve ranë dakord të tërhiqnin frenat e emergjencës dhe të ndalej zbutja e kufizimeve në zonat ku shkalla e infektimeve i kapërcente 100 rastet për 100 mijë banorë për tre ditë radhazi. Ata po ahstu njoftuan edhe një izolim më të fortë gjatë fundjavës së pashkës mes 1 dhe 5 prillit, kur i gjithë vendi duhej të mbyllej. Merkel i quajti masat një përpjekje për të penguar valën e tretë të pandemisë, por u prit me kritika menjëherë pas kësaj.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB