Një sulm ajror izraelit vrau tre djemtë e liderit të Hamasit, Ismail Haniya, siç raportohet nga ky i fundit dhe konfirmohet nga ushtria izraelite. Duke folur për Al Jazeera nga Katari, ku ai jeton, Haniya tha se edhe disa nga nipërit e tij kanë vdekur në sulm. Por, momenti kur ai e mësoi lajmin është regjistruar nga kamerat, pasi ai ishte për vizitë në një spital në Doha për të parë gjendjen e të plagosurve në Gaza.