Të dielën dhe të hënën, në shtatë rajone të Italisë mbahen zgjedhjet lokale- testi i parë i madh elektoral ky për koalicionin e brishtë kombëtar që nga shpërthimi i koronavirusit. Sipas “The Guardian”, e djathta ekstreme ka avancuar ndjeshëm dhe po përgatitet për një fitore të konsiderueshme. Edhe pse italianët e kanë aprovuar përgjithësisht mënyrën se si u trajtua pandemia prej qeverisë së kryeministrit Giuseppe Conte, popullariteti i tij është zbehur javët e fundit pas vendimit për rihapjen e shkollave si dhe sfidat e mëdha ekonomike.