Italia po përgatitet për trazira të mëtejshme, greva dhe protesta të punëtorevë pasi të premten në vendin fqinj do të hyjë në fuqi rregullorja më e ashpër në Evropë për vaksinimin e detyrueshëm. Të gjithë punëtorët do të jenë të detyruar të paraqesin certifikatën e vaksinimit para se të hyjnë në vendet e tyre të punës, një veprim që pritet të lërë shumë kompani përballë mungesës së stafit. Vendi kërcënohet nga kaosi, ndërsa punonjësit e porteve kanë paralajmëruar se do të hynjë në grevë të përgjithshme nëse nuk tërhiqet apo shtyhet vendimi.