Pasaporta e gjelbër në Itali është bërë e detyrueshme për të gjitha vendet e punës nga e premtja, por është rritur ndërkohë frika për greva mes punonjësve të transportit dhe atyre në porte ku shkalla e vaksinimit anti covid ka qenë relativisht e ulët. Ndërsa më shumë se 85 për qind e italianëve të moshës mbi 12 vjec kanë marrë të paktën njërën dozë, rreth 3 milionë punëtorë italianë vlerësohet se janë ende të pa vaksinuar. Lëvizja për ta bërë pasaportën e covidit të detyrueshme për punëtorët është mes masave më të ashpra anti covid në botë. Dhe ajo po rezulton e polemizuar.