Makinës së sekretarit të gjyqtares Enkeleida Hoxha i është vënë flaka gjatë mbrëmjes së djeshme. Burimet thanë se makina e Igli Kanit është lyer me lëndë djegëse dhe i është vënë flaka rreth orës 23:00, në Krujë. Automjeti tip ‘BMË’ në pronësi të Kanit ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë, dhe ngjarja u konstatua nga nëna e tij. Sekretari i gjyqtares Hoxha, mësohet se ka deklaruar që nuk ka konflikte me njeri dhe nderkohe policia ka nisur hetimet, teksa ka deklaruar se paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur aksidentalisht.